10 naftëtarët e Ballshit në ditën e dytë të grevës: Flemë mbi florinj, por jemi pa bukë! Duam lekët

2020-02-18 0

BALLSH-Ka hyrë në ditën e dytë greva e urisë së 10 naftëtarëve nga 870 punëtorë që ka në total uzina e rafinerisë. Kërkesa e tyre është paga e 5 muajve që nuk kanë marrë nga kompania, ndërsa në total, u shpreh njëri prej naftëtarëve, nuk kanë marrë 24 paga. Alban Muça, njëri nga naftëtarët, që tha se ka 20 vite që punon në rafineri i kërkon qeverisë që të mos sjellë firma fantazmë në Mallkastër dhe ti kërkojë llogari kompanisë.  

"Ne duam pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e Ballshit. Me këtë firmë kemi 5 muaj që nuk kemi marrë pagat. Në total shkojnë 24 paga pa marrë edhe nga firmat e tjera. Ne jemi 10 punonjës që përfaqësojmë familjet tona dhe 870 punëtorëve për të drejtat tona dhe kërkojmë bukën tonë. Na pinë gjakun dhe po na hedhin në rrugë. Kryeministrit dhe 16 deputetëve të Fierit u bën thirrje. Jam babai i dy vajzave dhe një djali.

Gjendja shëndetësore e grevistëve nuk është e keqe, por shokët i kemi të sëmurë. Pa u plotësuar kushtet e naftëtarëve ne nuk lëshojmë grevën, vetëm të vdekur ikim këtej. Ata janë thjeshtë mashtruesa, të paguajnë sigurimet dhe të lënë me një pagë 230 mijë lekë...Shteti është si babai që mbledh fëmijët në darkë, shteti të gjejë dhe të na japë bukën e gojës. Nuk kam lekë që të paguaj çerdhen, fëmijët dhe të ushqehem. Mallakastriotët po flenë mbi florinj dhe të jemi në këtë gjendje. Mos sillni firma fantazma në Mallakastër, nuk jemi pula që të na fusni në kotec" tha ai.  

Ndërsa një tjetër naftëtar tha se nuk kanë bukë në shtëpi dhe se vetëm të vdekur mund të nga greva. "Kërkojmë që të na ndihmojë shteti, pasi familjet i kemi pa bukë. Kemi besim te kryeministri se do të na ndihmojë. Takimi që bëmë me përfaqësuesit e kompanisë dështoi, pasi ata kërkojnë që ne të fillojmë kontratën e re nga muaji mars i këtij viti duke hedhur poshtë punën e 5 muajve. Ne do të qëndrojmë këtu deri në vdekje, nuk ikim pa marrë lekët" tha ai për Report Tv.

Free Traffic Exchange