Me thirrjet "Duam bukë, duam lekët tona", " /> Me thirrjet "Duam bukë, duam lekët tona", "/>

Ora News- "Duam bukë, duam lekët tona!" 200 naftëtarë vijojnë marshimin drejt Tiranës

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me thirrjet "Duam bukë, duam lekët tona", rreth 200 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh dhe Rafinerisë së Naftës Fier, vazhdojnë protestën duke lëvizur në këmbë në rrugën nacionale Fier-Tiranë. Ata përfaqësojnë mbi 1200 naftëtarë të tjerë dhe janë nisur në këmbë drejt Tiranës

Marshimi protestë nisi sot në mëngjes, (27 dhjetor 2017) nga qendra e Fierit, ku naftëtarët vendosën të përshkallëzojnë protestat për pagat e prapambetura dhe mospagimin e sigurimeve shoqërore.

Ata kërkojnë pagën e nëntorit dhe nisjen e punës dy rafineritë e ARMO që prej 2016 i ka me qira kompania Jonian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH.A

Ndërsa marshojnë drejt Tiranës, naftëtarët thanë se ky marshim është nisja e një rruge pa kthim deri në realizimin e kërkesave që i kanë shpallur rreth tre javë më parë

"Pa zgjidhur problemet tona nuk mund të ketë kthim në familje pa bukë të fëmijëve tanë. Kërkesa kryesore dhe e patolerueshme është paga e muajit nëntor"

Naftëtarët e Fierit u nisën drejt Tiranës rreth orës 10:15. Rreth orës 13:00 ata kanë kaluar rreth rrotullimin e Kolonjës për të vijuar në drejtim të Lushnjes.

Në kryeqytet, naftëtarët protestues pritet të vendosen para Ministrisë së Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjinë dhe kryeministrisë, për të kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore.

Por që kur Rafineria është privatizuar punonjësit e kompanisë nuk kanë gjetur qetësi. Detyrimet e prapambetura vetëm janë shtuar, duke shkuar në total 14 paga të papaguara ndër vite dhe siguracione të papaguara për mbi një vit

" Në 2015- 2016 kemi 14 paga pa na u paguar. Ne këto kërkojmë sigurime shoqërore, punë, vazhdimësi, të dalë për zot njëri" thotë një protestues

Gjatë marshimit, naftëtarët shoqërohen nga forca të policisë së Komisariateve të qyteteve ku kalojnë, të cilat kanë marrë masa për të shmangur aksidente dhe bllokim të qarkullimit

Rreth mesditës së të mërkurës, ata hynë në territorin e Lushnjes, nga ku përsëritën qëndrimin se protesta tashmë nuk ka kthim pas

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/duam-buke-duam-leket-tona-naftetaret-vijojne-marshimin-drejt-tiranes