BULQIZE- Report Tv ka shkuar sot në fshatin Zapoq të Ostrenit të Madh në Bulqizë në familjen ku ndodhi tragjedia e një dite më parë që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të saj. Familja sot ka hapur dyert e mortit, ndërsa kryefamiljari Ylber Tola tashmë është kthyer nga emigracioni ku punonte prej vitesh dhe në orën 15:00 do të përcjellë për në banesën e fundit dy fëmijët dhe bashkëshorten, me shpresën se vajza tjetër e cila është shtruar në spital do arrijë t'ia dalë.