Ora News - Menduan se ishin në Serbi, 38 kurdë ndalohen në Vlorë

2020-01-17 0

#rtvora #oranews
Një grup prej 38 klandestinësh kurdë nga Irani e Iraku e kuptuan se ishin në Shqipëri, kur ranë në prangat e policisë.

Destinacion kishin Serbinë nga ky më pas synonin vendet e Bashkimit Europian.

"Kemi ardhur në këmbë nga Greqia. Kishim synim të shkonim në Serbi por këtu nuk është Serbi? tha nje kurd.

Sipas të dhënave kishin dy ditë që kishin hyrë në vendin tonë në kufirin e gjelbër pranë Qafë Botës.

Më pas kanë udhëtuar në rrugë jo shumë të rrahura nga policia por sërish janë zbuluar.

Emigrantët klandestinë kanë gjetur një rrugë të re në përpjekjen për të kaluar përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE.

Që kur nisën flukset e klandestinëve, portë hyrsë e emigrantëve kanë qenë Korca e Devolli ku patrullojnë edhe forcat e FRONTEX.

Por duket se dimri i ashpër që bën në atë anë po i shtyn emigrantët të gjejnë rrugë të reja.

Klandestinët u dërguan në Policinë e Vlorës, ku pas marrjes së dëshmive do të dërgohen në qendrën e pritjes së azilantëve në Tiranë.

Ata që i shpëtojnë rrjetave të policisë vazhdojnë më tej drejt Malit të Zi ose Serbisë duke synuar me tej Kroacinë si vendi i parë i BE.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/menduan-se-ishin-ne-serbi-38-kurde-ndalohen-ne-vlore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp