Mbi 1.5 milionë euro janë zbuluar në një" /> Mbi 1.5 milionë euro janë zbuluar në një"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 1.5 milionë euro janë zbuluar në një makinë "Toyota Yaris", me targa AA120 SP në Portin e Durrësit.
Sasia e parave është zbuluar gjatë kontrolleve të agjentëve të doganave. Mësohet se automjeti ishte vendosur në një transportues dhe me nëntë makina të tjera.
Makina kishte mbërritur me trajler
Gazetari i Ora News në Durrës, Leonidha Musaj thotë se makina Toyota kishte mbërritur në port nga Italia, e ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona - Bari.
Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.
Kartmonedhat 20-she, 50-she dhe 100-she
Ndërsa mësohet se preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Menjëherë pas kësaj policia ka ndaluar katër persona mes tyre dhe shoferin e kamionit që shërbente për transportin e automjeteve, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.
Mësohet se në polici Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin.
Policia shqiptare u informua nga Interpoli
Policia shqiptare është informua nga Interpoli për këtë sasi të madhe parash që po i drejtohej shtetit shqiptar dhe pas kontrollit në makinë, në pjesë të ndryshme të saj u gjet e fshehur sasia e valutës.
Autoritetet tona në bashkëpunim edhe me Interpolin po përpiqen të gjejnë gjenezën nga është nisur Toyota dhe ku do të përfundonte me qëllim për të kapur dhe identifikuar personat që janë organizatorët e transportit të parave.
Megjithatë pritet që shuma e eurove të jetë edhe më e madhe pas tashmë eksprtetët janë ende duke i numëruar.
Ndërkohë ditën e enjte në seancen parlamentare, kreu i PD Lulzim Basha denoncoi se një politikan socialist, tri ditë më parë ka qenë në Gjermani duke porositur një mjet tip Toyota Yaris, brenda së cilës ishin 1.5 mln euro para droge.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokohen-ne-portin-e-durres-15-milione-euro