Hetime për pallatet në Lezhë, u bënë ndërhyrje në katet e para - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-17 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për 7 pallatet që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Organi akuzës ka marrë në administrim provat e referuara nga policia gjyqësore dhe në ditët në vijim pritet që të nis procedim penal për tre vepra: atë te ndërtimit pa leje; dhënies së ndihmës për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës.6 prej pallateve të dëmtuara janë ndërtuar para viteve ?90 ndërsa pallati tjetër është ndërtuar vitet e fundit. Në 6 objektet e vjetra rezulton se ka patur ndërhyrje në katetet e para si dhe shtesa të ndryshme çka kanë sjellë dobësim të strukturës dhe per pasje mospërballim të lëkundjeve sizmike.Ndërsa sa i takon pallatit 10 katësh të ndërtuar vitet e fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve të firmës ka qenë e dobët. Hetimet kryesohen nga prokurori Milan Laska dhe nëse vërtetohen akuzat atëherë pritet që te firmosen edhe urdherrestet. Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshëm deri më tani 10 pallate dhe 2 institucione.