Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Ka shumë gjasa që sivjet pushuesit të kenë më tepër hapsira me rërë në plazhin e Durrësit. Policia ndërtimore dhe ajo e Rendit në 10 ditë kanë rënuar 50 ndërtime pa leje në zonën nga ura e Dajlanit deri tek sektori i plazhit Teuta. Deri më datën 15 të këtij muaji duhet të prishen edhe 20 ndërtime të tjera për të përfunduar kështu fazën e parë të aksionit.
Buldozeri nuk ka bërë diferencime mes kioskave të llamarinës dhe vilave tre katshe. Pas kësaj faze policia ndertimore e Durrësit ka njoftuar se do të filloj rënimin e banesave dhe dyqaneve pa leje përgjatë plazhit, nga Teuta tek Iliria. Kjo faze e dytë pritet të mbarojë në fund të muajit Maj, për të vazhduar më pas me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Currilave./tvklan.al