Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, SPAK harton draftin me ekspertët e ShBA-së

2020-01-06 1

#rtvora #oranews

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është duke i dhënë dorën e fundit draft-rregullores mbi të cilën do të bazohet zgjedhja e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rregullorja dhe aktet po hartohen në asistencën e ekspertëve të ShBA-së të cilët janë akomoduar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion që prej disa muajsh dhe do të asistojnë dhe në dosjet hetimore.

Për të përpiluar kriteret dhe aktet ligjore, prej disa javësh është duke punuar një Komision me tre anëtarë në përbërje të të cilit është drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, si dhe dy prokurorët Behar Dibra dhe Ened Nakuçi.

Pas hartimit të dokumentit, pritet që rregullorja me aktet përkatëse të publikohen në faqen spak.al ku do të shpallet dhe hapja e garës për drejtuesin që do të ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi vetëm një herë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zgjedhja-e-kreut-te-byrose-kombetare-te-hetimit-spak-harton-draftin-me-ekspertet-e-shba-se

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp