Të gjitha pritshmëritë, makthet e politikës dhe sfidat për vitin 2018 konsistojnë në finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Dhe zbatimi i reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut, rezultatet e para të Vetingut, konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe zgjedhja e kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar nga KLP dhe Parlamenti. Vetingu në Policinë e Shtetit dhe reforma në të gjithë piramidën e administratës publike, janë një tjetër sfidë për vitin që vjen.
Në fokus të vëmendjes do të jetë edhe aksioni politik i opozitës, i cili do të nisë në janar, me qëllim për të rrëzuar qeverinë ?Rama 2? dhe kryeprokuroren e re të përkohshme Arta Markun. Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE për çeljen ose jo të negociatave do të jetë një tjetër ngjarje që do të shënjojë vitin 2018 për shqiptarët.