#rtvora #oranews
Katër të rinj nga Shijaku kishin formuar një grup të quajtur Etalon dhe kryeni grabitje në zona të ndryshme të vendit. Veprimtaria e paligjshme u zbulua pasi të shtunën ata grabitën e dhunuan një të moshuar në Memaliaj. Tre u vunë në pranga, dhe një mbetet në kërkim!
Katër të rinj nga Shijaku janë autorët e dyshuar të grabitjes së dhunshme të 1.2 milion lekëve në banesën e Hiqmet Ramadanit në Memaliaj.
Tre përfunduan në pranga dhe një është në kërkim.
Policia e Gjirokastrës thotë se pas veprimeve hetimore arriti të identifikojë dhe arrestojë.
Erald Allushi 23 vjeç, Fatjon Resuli dhe Armando Reka.
Ndërsa Migel Shabani është shpallur në kërkim.
Sipas policisë ata kishin formuar një grup nën pseudonimin Etalon, ndërsa dyshohet se janë autorë të disa qarqe të tjera të vendit.
Të shtunën ata u futën në banesën ku i moshuari Ramadani ndodhej i vetëm.
Sipas dëshmisë së tij, ata e lidhën me kabull dhe i morën shumën e parave që ai thotë se kishte tërhequr nga banka vetëm pak ditë më parë.
Por duket se të rinjtë kanë bërë gabime. Pasi grupi hetimor që ndoqi rastin arriti ti zbulojë shumë shpejt.
Në kuadër të operacionit të përbashkët mes disa drejtorive të policisë, ata u vu vunë në pranga.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë një automjet dhe dy doza kokainë.
Policia thotë se po punon për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku autorë të dyshuar janë katër të rinjtë nga Shijaku!
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dhunuan-dhe-grabiten-87-vjecarin-ne-memaliaj-kapen-3-autore-nje-ne-kerkim
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp