Gjykata e Tiranës, jep dorëheqjen Pajtim Hoxha - (22 Mars 2000)

2020-01-06 14

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Jep doreheqjen kryegjyqtari censurues i gazetarëve Pajtim Hoxha. Duket se pengesa e gazetarëve që mbulojnë gjykatën e Tiranës do të hiqet këtë të shtunë. Pajtim Hoxha kryegjyqtar i kryeqytetit ka kërkuar largimin nga posti kerkë që do te shqyrtohet nga KLD. Pajtim Hoxha ka drejtuar gjykaten qe akuzohet me shume per korrupsion dhe shkelje të ligjit. Perplasjet e shumta te prokurorise me kete gjykate kane sjellë edhe ne pezullimin e tre gjyqtareve të Tiranës, te akuzuar per mitmarrje.

Por inatin nga akuzat e prokurorisë zoti Pajtim i shfryu në fillim kundër kamerave dhe më pas edhe ndaj vetë gazetarëve të cilët u ndaluan rreptësisht të kalonin portën e gjykatës. Një urdhër absurd bazuar në fakte absurde që synoi shkeljen e lirisë dhe punën e gazetarit por dhe rrezikoi informimin e sakt të publikut. Të shpresojmë që pasardhësi i Hoxhës puna e parë që duhet të bëj është lejimi i kamerave dhe gazetarëve në seancat gjyqsore./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj