Ka nisur me shtyrje sot në Gjykatën e Tiranës, seanca e pa" />
Ka nisur me shtyrje sot në Gjykatën e Tiranës, seanca e pa"/>

Gjykata e Tiranes, shtyhet gjyqi i Monika Kryemadhit dhe "RD" - (11 Tetor 2000)

2020-12-05 6

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ka nisur me shtyrje sot në Gjykatën e Tiranës, seanca e parë gjyqësore e kërkuar nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kryeministrit Meta, kundër gazetës ?Rilindja Demokratike?. Shpifje, kjo është akuza që gazetarët RD, që duhet të përgjigjen para drejtësisë. Gjyqtari i kësaj çështje Kreshnik Omari është përballur në zyrën e tij sot prokurorin Kadri Skera dhe avokatin e Kryemadhit, Syrja Dosti.

Nga palët e të akuzuarve nuk ndodhej asnjë përfaqësues, pasi sipas një dëshmie të RD, gazetari i akuzuar ndodhej në Amerikë. Paditja në gjykatë i gazetarit Hafizi dhe gazetës RD, nga Kryemadhi, pati si shkak një shkrim në këtë gazetë, ku gruaja e kryeministrit, cilësohej si pronarja e gurores në Zall Dajt, ku dy muaj më parë në një aksident në punë vdiqën dy punëtor.

Vëllai i njërit prej viktimave, Bajram Allcaku, i cili citohej në gazetë, ndodhej në gjykatë dhe para gazetarëve mohon të ketë folur për RD dhe të njohë dhe vetë Monika Kryemadhin. Mungesa në gjyq e të akuzuarve detyroi gjyqtarin Omari, ta shtyjë seancën./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/