Report TV - 'Policë në çdo aks rrugor' Masat për ndërrimin e viteve

2020-01-06 0

Nga sot në akset kryesore të vendit do të ketë një prezencë të shtuar të patrullave të policisë rrugore të cilët do të jenë të pajisura me radarë dhe me matës të alkoolit për shoferët e makinave. Po kështu në të gjitha akset rrugore do të ketë më shumë forca policore kryesisht në qytete e mëdha si Durrësit, Tirana, Elbasani apo Fieri në kuadër të  masave shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë ndërrimit të viteve.

Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, u shpreh se të gjithë policët do të jenë në punë dhe vëmendja do të shtohet edhe në sheshet kryesore të qyteteve ku pritet të grumbullohen njerëz për të pritur ndërrimin e viteve.

Po ashtu Tarkaj u bën thirrje qytetarëve të mos  konsumojnë alkool, kur janë drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.

Prononcim për media nga Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, në lidhje me masat e marra nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave shtesë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festës së ndërrimit të viteve, ka hartuar një plan të detajuar masash, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, duke filluar nga sot, të gjitha akset  rrugore kryesore të vendit  do monitorohen me radar, me qëllim parandalimin e shpejtësisë, e cila është burim potencial për aksidente rrugore.

Po në këto akse do ketë edhe kontroll me alkooltestuesit drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në gjithë akset rrugore, qoftë në zonat urbane apo ato rurale, do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e qarkullimit, eliminimin e vonesave për shkak të manovrave të gabuara në rrugë, kryesisht parakalimet e gabuara që bëhen shkas edhe për aksidente, por edhe për bllokim të qarkullimit. Për natën e ndërrimit të viteve, Policia Rrugore ka marrë masa për të gjitha sheshet, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Rendit dhe me Policitë Bashkiake, me qëllim disiplinimin e qarkullimit dhe eliminimin e konfuzionit apo bllokimeve që mund të lindin.

Free Traffic Exchange