Kryeqyteti është nde" />
Kryeqyteti është nde"/>

A1 Report - "Troket" 2014-ta, shqiptaret festojne nderrimin e viteve

2015-08-21 1

TIRANË - Ora shënon 00:00 viti i ri 2014 "troket" në Shqipëri.

Kryeqyteti është ndezur nga fishekzjarrët ku qytetarë të shumtë kanë pritur në sheshin "Skënderbej" mbërritjen e Vitit të Ri.

Pas numërimit mbrapsht nisi edhe spektakli i fishekzjarrëve, nën një atmosferë të ngrohtë dhe pa incidente.

Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë familjarë, miq e shokë në darkën e ndërrimit të viteve. Por në këtë vit, tryeza festive e ndërrimit të viteve është shoqëruar me më pak produkte.

Pamundësia ekonomike ka kushtëzuar shiqptarët të kryejnë shpenzime të kontrolluara, ndërsa nata e ndërrimit e gjeti kryeqytetin edhe me më pak fishekzjarre.

Tashmë është kthyer në një traditë, ku rinia shqiptare dhe jo vetëm, festojnë në klube dhe restorante të ndryshme deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.

Redaksia e Shqiptarja.com dhe A1Report uron gjithë shqiptarët kudo ku ata ndodhen, gëzuar vitin 2014.