Komisionerja e KiE: Rishikoni paketën anti-shpifje - News, Lajme - Vizion Plus

2019-12-17 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovi? ka reaguar në lidhje me draftet e paketës anti-shpifje që për herë t ëparë përfshin median online.Mijatovi? përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kuvendi i Shqipërisë që të rishikojë draftet e paketës anti-shpifje, me argumentin se duhen përshtatur sipas standardeve të vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Europës.Ndër të tjera në reagimin e saj ajo thekson se ndërhyrja e shtetit në rregullimin e medias mund të cënojë lirionë e shprehjes.Jam thellësisht e shqetësuar pasi mësova se këtë javë Parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me shqyrtimin e dy projektligjeve, të njohura si ?Paketa anti-shpifje. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita janë me të vërtetë të papajtueshme me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Unë jam veçanërisht e shqetësuar se kompetencat që u janë dhënë organeve rregullatore, aftësia për të shqiptuar gjobë të tepërt dhe për të bllokuar faqet e internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe futjen e rregullave më të mira të mediave, mund të jenë një goditje e rëndë për lirinë e shprehjes dhe mediave në vend. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të sigurohemi që interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online. Prandaj i nxis anëtarët e Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t?i rreshtojnë ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës.