https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pa surpriza, paketa antikorrupsion e qeverisë ka marrë vetëm votat e maxhorancës në komisionin e Integrimit, ndërkohë që opozita ka kërkuar tërheqjen e projekt-ligjeve në mënyrë që dokumentet të përputhen me rekomandimet e OPDAT, OSBE dhe EURALIUS. Kreu i grupi parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, sqaroi se paketa finale antikorrupsion do të marrë parasysh rekomandimet e misioneve ndërkombëtare, pa cenuar thelbin e ligjit dhe të njëjtën garanci dha edhe ministria e Drejtësisë. Por, opozita e përqendroi kundërshtimin e saj në komisionin e Integrimit tek mungesa e konsultimeve me ndërkombëtaret. Ditën e martë komisioni i Ligjeve do të zhvilloje sëance dëgjimore për paketën antikorrupsion, e cila parashikon prokurorinë dhe gjykatën e Krimeve të Renda, si strukturat që do të hetojnë dhe ndëshkojnë krimin e korrupsionin, si dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.