Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një shkëmbimi zjarri në qendër të Tiranës. Një oficer i shërbimit sekret, një ish-polic dhe një qytetar tjetër kanë përfunduar me plumba në trup në spitalin ushtarakë. Por tmerrit të kalimtarëve të rastit të përplasjes së përgjakshme i shtohet më pas një furgon policie që dhe pse shumë afër vendngjarjes nuk ka ndaluar duke vazhduar rrugën.
Ngjarja ka ndodhur sot pasdite rreth orës 17, pranë gjimnazit ?Qemal Stafa?, ku një shtetas është grindur me fjalë me dy të tjerë, me ish-policin e qarkullimit Sokol Zefi dhe oficerin e SHIK-ut me emrin Lek. Grindja më fjalë më pas ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve, ku që të tre qëllojnë njëri-tjetrin. Pas pak çastesh rastësisht është afruar shefi i shtabit të ndërhyrjes së shpejtë, i cili u ka marrë pistoletat tre të plagosurve. Më pas ardhja e grupit Shqiponja bëri të mundur dërgimin e të plagosurve në spitalin Ushtarak. Ish-polici i qarkullimit Sokol Zefi ndodhet në gjendje të rëndë, pasi plumbi e ka goditur atë në organet jetësore, ndërsa dy të tjerët janë më lehtë./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj