Është prezantuar sot në Qendrën Nërkombetare të Kultur" />
Është prezantuar sot në Qendrën Nërkombetare të Kultur"/>

Projekti i shkollës "Qemal Stafa" - (1 Shkurt 2000)

2019-12-12 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Është prezantuar sot në Qendrën Nërkombetare të Kulturës projekti i rehabilitimit të bodrumit të shkollës së mesme të përgjithshme ?Qemal Stafa?, nga vetë nxënësit e kësaj shkolle. Sipas vetë nxënësve bodrumi i shkollës së tyre duhej të rehabilitohej. Për këtë arsye ministria e Kulturës i ka mbështetur të 11 projektet e paraqitura nga nxënësit për ndryshimin e këtij ambjenti. Kështu sot këto 11 projekte janë votuar, ku njëri prej tyre do të jetë zbatuesi. Në këtë prezantim të shkollës ka qenë i pranishëm edhe ministri i Kulturës Edi Rama.

Me ndihmën e ministrisë së Kultures ajo do të financojë një të tretën e projektit të kësaj shkolle, ndërsa pjesa tjetër sponsor do të jenë pridërit e nxënësve. Ky projekt parashikon një multiambjent kulturor dhe shlodhës, që do tju shërbej vetë nxënësve. Kështu 600 m katror sipërfaqe do të krijojnë disa ambjente, si sallë teatri e konferencash, sallë muzike, sallë ekspozite dhe pune, sallë ngrënje dhe një ambjent të pajisur me kompjutera. Është ideuar nga vetë qeveria e nxënësve për ti dhënë mundësi rregullimi ambjenteve të shkollës. 100 mijë dollarë do të jetë investimi i këtij ambjenti. Një projekt i tillë është fillesë ndryshimesh për shkolën e mesme të përgjithshme ?Qemal Stafa?, si dhe një shembull për shkollat e tjera të kryeqytetit./tvklan.al