Emigrantët shqiptar më shumë të rinj - (6 Shkurt 2000)

2019-12-12 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

88% e shqiptarëve që kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, kanë moshën 20-35 vjeç. Këto janë të dhëna të dala nga një raport i UNICEF-it. Pra pjesa më e madhe e emigrantëve janë të rinj, që kanë zgjedhur rrugën e emigracionit punuar dhe përfituar diçka jashtë vendit të tyre. Për nje situatë të tillë kanë ndikuar disa faktorë, ndërsa mosha e popullsisë është e re, ofertat e tregut të punës kanë mbetur të kufizuara. Shkalla e arsimimit është tepër e lartë dhe në tregun e punës ka mungesa të theksuara për punë të kualifikuar, në mënyrë që tju përgjigjen zhvillimeve demografike, arsimor dhe kulturor te rinisë. Madje edhe ata të rinj shqiptarë që shkojnë me bursa studimi në vendet perëndimore preferojnë të mos kthehen më në shqipëri pas mbarimit të shkollës së tyre.

Këto nuk janë veç të dhënat e raportit të UNICEF-it por gjithkush sheh dhe takon inteligjencën shqiptare në çdo skaj të botës. Madje dhe aplikimet në llotari një shanc tjetër i cili tërheq akoma dhe më shumë të rinjtë, që synojnë një të ardhme./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Free Traffic Exchange