Wake Up/ Njihuni me artistët me aftësi ndryshe të "The Door". Frymëzim për shumë të rinj

2020-12-23 0

Banda "The Door Albanian" nga qyteti i Shkodrës do të interpretojnë nesër në Amfiteatrin e Tiranës në një koncert të veçantë. Koncerti do të quhet "CoVivere", dhe është zgjedhur ky emër për ta lidhur edhe me situatën në të cilën po jetojmë për shkak të pandemisë. Do të jenë artistë të rinj me aftësi ndryshe ata që do dhurojnë shumë emocione për të pranishmit. Kjo bandë ka rreth 15 vite karrierë dhe përbëhet nga të rinj me aftësi të kufizuara nga qyteti i Shkodrës të cilët ia kanë dalë të bëjnë art duke sfiduar problemet e tyre shëndetësore. "The Door Albanian" janë të njohur edhe jashtë vendit për koncertet e tyre dhe për veçantinë që e karakterizon këtë grup. Ata shërbejnë si frymëzim edhe për shumë të rinj të tjerë të talentuar që janë me aftësi ndryshe dhe nuk kanë gjetur akoma një mundësi për të bërë realitet pasionet e tyre. Për më shumë ne do të shkojmë tani në Shkodër në shkollën komunitare "Dëshmorët e Prishtinës" pasi ata nuk janë nisur akoma për në Tiranë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel