Policia tek Restorant Drini - (5 Shkurt 2000)

2019-12-12 4

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministria e Rendit në bashkëpunim me pushtetin lokal, në sherr me privatët, Bar Restorant ?Drini?. Sot sipas urdhërit të dalë në 27 Janar nga drejtori i përgjithshëm i policisë Veli Myftari, ambjentet e Barit dhe Restorantit në hotel ?Drini? duhet të liroheshin nga pronari aktual, i cili gëzon gjithë dokumentacionin e rregullt, për të qënë mbikqyrës në të.

Bari i hotel ?Drinit? dikur pronë e firmës piramidale ?Leka?, gjatë kohës së shitjes së pasurive të tyre nga qendra e aseteve është blerë nga fituesi i ankandit në 26 tetor të vitit 1999, ku është rregjistruar në hipotekë me procedurë të rregullt. Pak pas kësaj blerjë, 3 muaj më parë Bar Drini është blerë me të gjithë dokumentacionin e duhur nga një shqiptarë dhe një i huaj bashkëpronar. Urdhëri i lëshuar për lirimin e ambjentit të Bar Drinit, shpjegohet me arsyen, se dokumentacioni që ka patur fituesi i ankandit ka dalë i pavlefshëm nga këshilli mbikqyrës për shoqëritë piramidale.

Administrator të firmave të tjera piramidale e kanë shitur sërisht këtë pronë, duke ja dhënë ministrisë së Pushtetit Lokal, ndërkohë që çështja është në gjyq dhe vazhdon nuk ka të drejtë të ndërhyj askush pa marrë një vendim gjykata. Është gjykata ajo që vlerëson dhe jo policia. Të gjendur mes rregullsisë së dokumentave të tyre dhe urdhrit absurd biznesmenët shqiptarë dhe ai i huaj tashmë pronar të Bar Drinit shpresojnë në drejtësinë e gjykatës./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti