Nxirret e vdekur balerina e një lokali tallavaje nga hotel 'Mira Mare' në Durrës

2019-12-12 1

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se nga hotel Miramare është nxjerrë e vdekur një vajzë e cila punonte si balerinë një lokal tallavaje. Ndërkohë brenda hotelit vijojnë të jenë edhe katër persona të tjerë, njëri prej të cilëve është gjallë. Ai ka mbajtur komunikim me personat e tjerë jashtë. Mësohet se ai ka deklaruar se një prej personave që është nën rrënoja është i pajetë, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende. Operacioni për shpëtimin e tyre po vazhdon prej më shumë se 10 orësh.