Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Shtatë ditë punë dhe rruga që të çon drejt spitalit Ushtarak pritet të rregullohet. Me inisiativë të Ministrisë së Mbrojtjes, 33 forca ushtarake dhe oficer sot kanë nisur punën për të sjell një shtresë rruge të kalueshme. 250 metra linear rrugë është gjatësia e asaj pjese që do të ndjejë fillimisht dorën e forcave ushtarake, e cila po zhbllokon kanalet dhe pusetat anësore. Ajo do të bëj transportimin dhe zhavorrimin e rrugës. Megjithëse rruga është publike dhe jo ushtarake amortizimi i pjeshëm i kësaj rruge detyron ushtrinë të lehtësoj sado pak dhimbjet e pacientit përpra takimit me mjekun. 3 mjete vetëshkarkuese të rënda pjestare në këtë rikonstruktim, një fadromë dhe një rrul. Ushtria me inisiative dhe fonde të saj arrinë të sjell rrugën në nivel të përshtatshëm për asfaltim, të cilin detyrohet ta bëj ndërrmarja e Rrugë Kanalizimeve, me të cilin ky repart kërkon bashkëpunim. Mehmet Musai zëvendes shefi i Shtabit të Përgjithshëm sqaron:
Mehmet Musai:- ?Ne do ta përfundojmë besoj brenda një jave, ato punime që na takojnë për të realizuar ne, siç janë kanalizimet dhe disa punime të tjera plotësuese?.
Shtysa është dhënë, punimet kanë nisur, tashmë pritet një asfaltim i shpejtë dhe cilësor./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti