Redjan Rraja arrestohet për atentatin. Vrasësit u kontraktuan nga një grup i fuqishëm kriminal

2019-11-05 1

Në makinën që qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të Aleksandër Lahos, prokurorit Arjan Ndoja dhe shtetasit Andi Maloku gjendeshin tre persona, mes tyre edhe i dyshuari Redjan Rraja, i cili nga dentist në një burg në Fushë Krujë përfundoi në një person me precedentë të theksuar kriminalë dhe për ngjarje të theksuara kriminale.


Çdo veprim i kryer mes tyre edhe dhjetëra kontrolle blic të policisë janë kryer nën mbikqyrjen dhe me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa siç thotë një burim po kërkohen edhe dy shtetas nga pjesa veriore e vendit, të cilët po kërkohen në Shkodër por edhe në qytete të tjera. Ndërkohë, Redjan Rraja pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

34 vjeçari nga fshati Nikël është tradhëtuar nga gjurmët e konstatuara në këtë automjet me targa të vjedhura , në të cilin pas atentatit u zbuluan kallashnikovët dhe gjurmë të tjera. Por, veç makinës së përdorur në krim policia beson se atentatorët kanë qenë të dubluar edhe nga një automjet tjetër ku gjendeshin edhe bashkëpuntorë të tjerë. Edhe pse është ende herët për të kuptuar se kush nga tre të plagosurit ishte shënjestra, akuzat e ngritura përfaqësojnë interesat e tre të dëmtuarve, përderisa Rraja do dalë para Gjykatës për veprën e vrasjen e mbetur në tentativë të më shumë se dy personave, por edhe për vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit.

Redjan Rraja është lakuar edhe më herët madje është dënuar edhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës pas një atentati gjatë të cilit u ekzekutua miku i tij, Elton Cico. Ai gjithashtu është lakuar edhe në dosjen ?Xhisiela? pasi u përmend nga ish oficeri i policisë, Emiliano Nuhu si një nga njerëzit që e kishte kërcënuar. Sikurse ka kundërshtuar edhe çdo ngjarje të mëparshme, edhe për episodin e fundit 34 vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues edhe për pjesëmarrjen në atentatin e Durrësit.
Por, burimet thonë se vrasësit e atentatit të dështuar janë kontraktuar nga një grup kriminal i fuqishëm në qytetin e Durrësit që siç besojnë hetuesit ka tentuar të mbyllë hesapet e vjetra por edhe ngjarje të kohëve të fundit të ndodhura ne Durrës. Sidoqoftë për ta provuar këtë version duhen provat.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH