Report TV - Gjirokastër, komuniteti rom dhe egjiptian protestë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak

2019-10-31 1

Komuniteti rom dhe egjiptian kanë organizuar një protestë para mbledhjes së Këshillit bashkiak në Gjirokastër, ku pretendojnë se ky këshilli dhe bashkia nuk është në favor të mbrojtjes së tyre.

'Pakica Egjiptiane në Gjirokastër po diskriminohet', kështu është shprehur kreu i Partisë për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë (PEISH), parti e cila mbështet komunitetin rom dhe egjiptian në vendin tonë, Gramoz Braho, i cili ishte i pranishëm në këtë protestë.

"Të drejtat nuk po zbatohen. Problemi është siguria dhe mbrojtja e fëmijëve. Por kjo na është kthyer në këtë një muaj, nuk na është kthyer asnjë përgjigje. Largësia e shkollës, dhe nuk kemi rrugë për këmbësoret, janë fëmijë dhe nuk shoqërohen dot nga fëmijët." është shprehur Gramoz Braho.

Ai ka theksuar se kjo protestë do të vazhdojë për disa kohë, deri në garantimin e respektimit të të drejtave të minoritetit rom dhe egjiptian.

"Duam të shmangim fatkeqësitë. Protestat do të vazhdojnë deri sa të merret një zgjidhje. Problematikat janë me një emërues të përbashkët dhe protestat do të jenë të vazhdueshëm" ka thënë më pas Braho.

Po kështu edhe Ai Rushiti e pranishme në këtë protestë si përfaqësuese e shoqatës së grave, është shprehur se bashkia nuk po ndihmon në punësimin e grave të këtij qyteti.