Ish-zv/ministrja e Jashtme dhe anëtar" />
Ish-zv/ministrja e Jashtme dhe anëtar"/>

Ora News - Harxhi "zbulon prapaskenat" e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-zv/ministrja e Jashtme dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi tregoi në studion e "Tonight Ilva Tare" se çfarë ndodhi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të kësaj partie tri ditë më parë.

Harxhi: E para nuk ndodhi një analizë e përgjithshme për situatën ku është Partia Demokratike. Një analizë për humbjen e zgjedhjeve të vitit të kaluar, e cila duhet të ishte shteruese për Këshillin Kombëtar sepse ishte hera e parë që mblidhej pas 4 vitesh. Nuk u la mundësi një pjesë të kundërshtarëve që të diskutonin për sa i përket statutit. U kërkua të futej në rend dite të dyja pikat. Ka pasur edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe u larguan në mënyrë të rëndë. U kërkua nga anëtarë të partisë, zt.Imami, zonja Bushati dhe u kalua menjëherë në rend dite. Si përfundim, zt.Basha ra dakord në fund dhe u shprehën këto alternativa dhe natyrisht ato ranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/harxhi-zbulon-prapaskenat-e-mbledhjes-se-keshillit-kombetar