Arena Kombetare, gati me 17 Nentor

2019-10-26 1

?Presidenti njoftoi se stadiumi do të inagurohet më 17, erdha për të testuar fushën, por e pamudur se i kanë hedh solucion për forcim bari, për të qenë gati për ndeshjen e parë?.

Në fakt, fusha dhe stadiumi do të testohen në një ndeshje prove, më 3 nëntor ora 19:00, mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë. Do të ketë edhe shikues në këtë ndeshje. FSHF ka menduar t?i shpërndajë bileta për gjimnazistë dhe studentë universitetesh.

?Ndeshja mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra do të shërbeje edhe për të testuar hyrjet e tifozëve, nëpër këto dyer dhe evakuimi i tyre në rast emergjence?.

Vec kësaj, në testim do të jetë ndricimi, zonat e ekipeve, dhomat e zhveshjeve, sistemi i transmetimit televiziv. Është punuar me orare të zgjatura dhe ashtu sipas kërkesave të UEFA-s, në arenën kombëtare ka përfunduar gjithcka, sa i takon pjesës së futbollit për të pritur ndeshjen Shqipëri ? Francë.

?Sic duket janë instaluar të gjithë uleset e tifozëve kanë mbetur edhe pak tek zona vit dhe stadiumi arena kombëtare do të jetë gati të presë 22 mijë tifozë?.

Tv Klan

Free Traffic Exchange