#rtvora #oranews
Edi Reja do të jetë një trajner i kombëtares shqiptare edhe pas nëntorit, atëherë kur i skadon edhe kontrata aktuale.
Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, që ka zbuluar se loja e kuqezinjve nën drejtimin e italianit e ka bindur atë për t'i ofruar një kontratë të re teknikut 73 vjeçar.
Nga Kukësi, ku ndoqi edhe punimet për stadiumin që po ndërtohet "Zeqir Ymeri", Duka u shpreh:
"Nga Kukësi të thuash se a do të jetë gati, në fakt "Arena Kombëtare" do të jetë gati. Ka shumë punë për të bërë por, do të arrijmë patjetër që ta kemi ndeshjen në nëntor. Tashmë kemi ndarë dhe ftesat, e ne shqiptarët kur ndajmë ftesat do ta bëjmë dasmën se sbën.
Reja do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë, por se kur do ta bëjmë kontratën do ta diskutojmë bashkë me Rejën.
Loja e kombëtares? Dy paraqitjet e fundit, ose tre bashkë me Islandën ishin të mira. Ekipi mund të themi se është rikthyer, ka rikthyer në radhë të parë besimin te vetja, por në gjithë opinionin sportiv në Shqipëri dhe më gjërë ka kthyer një klimë pozitive që besoj se do ta rindihmojë akoma më shumë ekipin, do t'i japë akoma dhe më shumë energji për këto dy ndeshjet e fundit dhe për vitin e ardhshëm për të filluar Ligën e Kombeve dhe kualifikueseve të Botërorit. Besoj se do të kemi një ekip akoma dhe më të mirë se në Europianin 2016," përfundoi numri 1 i FSHF-së.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/armand-duka-konfirmon-rejen-arena-kombetare-do-jete-gati-ne
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz