Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë asnjë alternativë, përveç asaj evropiane, ky është qëndrimi i përbashkët i dy Presidentëve Stevo Pendarovski dhe Ilir Meta. Sipas Presidentit të Maqedonisë, të dy vendet kanë shpenzuar shumë kohë në perspektivat evropiane dhe për këtë arsye vendeve anëtare duhet tu sqarohet, se ky nuk është anëtarësim i plotë, por vetëm fillimi i një procesi të gjatë në të cilin standardet evropiane kanë kohë të mjaftueshme për tu zbatuar. "Ndarja e dy shteteve nuk ishte pjesë e fjalorit tim. Të dy vendet duhet të jenë së bashku", tha Pendarovski.