Nga Tirana, zv/ndihmës sekretari amerikan, " /> Nga Tirana, zv/ndihmës sekretari amerikan, "/>

Ora News - Zyrtari i lartë amerikan mesazh nga Tirana "miqve" rus për Ballkanin

2018-05-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Tirana, zv/ndihmës sekretari amerikan, Pete Marocco, i adresoi një mesash të qartë Rusisë, "të mbajë duart larg nga Ballkani".

Duke folur në darkën për pjesmërrësit në Mëngjesin e Lutjeve për Europën Juglindore që

kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi shtroi të premten, Marocco tha se është e faktuar tashmë ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e të gjitha vendeve, nga Afrika në Ballkan.

Ai tha se ardhmja e rajonit është e ardhmja europiane.

Pjesë nga fjalimi i zyrtarit amerikan

Anëtarësimi në NATO, e kuptojmë që kjo nuk është për të gjithë por dëshiroj t'ju theksoj të gjithëve ju që parneriteti dhe bashkëpunimi në këtë këtë proces është shumë i rëndësishëm. Dua që komentet e mia të mos keqkuptohen.

Ne e ndajmë vizionin tuaj, vizionin tuaj evropian, të ardhmen tuaj. E ardhmja juaj është e ardhmja europiane. Gjithashtu ka nga ata që duan që t'iu ndalin juve, t'iu shkaktojnë probleme por në shpirtin, në frymën e kësaj miqësie dëshiroj tu them miqve tanë rus: Shikoni çfarë jeni duke bërë. Mos ndërhyni në zgjedhjet në të gjitha vendet. Ju kemi parë në Afganistan, ju kemi parë në Venezuelë, ju kemi parë në Ballkan. Ju kemi parë sesi ju përpiqeni të sillni ndarjen ndërmjet miqve. Pra ju inkuraroj juve që mos të jeni pjesë e kësaj. Të ndaheni nga këta. Kjo nuk është ajo ku qëndron miqësia juaj. Pra suksesi juaj është brënda kësaj dhome me miqtë tuaj.

Procesi i paqes. Pika e tretë: Ju përmenda se kjo kërkon kohë dhe kohët e fundit unë kam qënë në negociatat e paqes në vendet afrikane. Kam qënë i nderuar dhe i impresionuar kur një nga anëtarët në tavolinë filloi të përmende një nga patriotët amerikan. Xhefersonin. Ky ishtë një vizion që u jepte amerikanëve në vendet e ndryshme të botë për demokracinë amerikane dhe kjo më kujton mua që kërkon kohë dhe që ky është një nder dhe privilegj që unë kam, duke qënë me ju, duke qënë pjesë i këtij procesi dhe duke qënë shembull për të gjithë ju.

Por unë jam në një mënyrë ekstreme, jashtëzakonisht optimist që gazsjellëse, Trans Adriatik do të sjellë të paktën atë që keni bërë ju me reformën në gjyqësor. Pra atë që e keni bërë me luftën kundër terrorizmit. Ndoshta më vonë do të kemi kohë të flasim dhe për riintegrimin, pra çfarë duhet të bëjmë me ata ushtarët që kthehen nga misioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zyrtari-i-larte-amerikan-mesazh-nga-tirana-miqve-rus-ballkanin