FIER- Rreth 120 nxënës të shkollës Sotir Kola në Patos janë ulur këtë fillim viti shkollor në bankat e një ambienti të ristrukturuar dhe bashkëkohor. Shkolla 9-vjeçare e Belinës ka pësuar një ndryshim rrënjësor falë investimit të Bankers Petroleum Albania.
Transformimi i saj ka ardhur si pasojë e një investimit të përbashkët të kompanisë Bankers Petroleum Albania dhe Bashkisë së Patosit në vlerë totale prej 80 mijë dollarësh. Punimet në mjediset e saj kishin nisur që në muajin Prill dhe përfunduar fiks në kohë për fillimin e vitit të ri shkollor.