Për përçarjen në Grupin Parlamentar demokrat, deputetja Rudina Hajdari akuzon direkt Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Hajdari thotë se gjithçka ka si qëllim sabotimin e Reformës Zgjedhore.
Dy ditë më parë anëtarët e grupit demokrat vendosën të emëronin në krye të tyre Korab Litën duke shkarkuar kështu Rudina Hajdarin. Në një reagim për mediat, Lita e argumentoi këtë ndryshim me motivin se bëhet për shkak të organizimit të brendshëm.
Pas kësaj grupi i deputetëve është përfshirë në akuza të ndërsjella, pasi Hajdari këmbëngul se është ajo ende në krye të grupit.