Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari dhe deput" />
Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari dhe deput"/>

RTV Ora -"Pakt i fshehtë Rama-Basha", Hajdari dhe Gjoni ngrenë dyshimet në Kuvend

2019-05-29 1

#rtvora

Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari dhe deputeti Ralf Gjoni kanë ngritur dyshime për një marrëveshje politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Hajdari tha se ata kanë bërë një marrëveshje për zuzarët dhe jo për shqiptarët.

Por në përgjigje, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se nuk ka një marrëveshje të tillë.

Hajdari: Në Tiranë zhvillohet një teatër i shëmtuar i marrëveshjexhinjve të pashoq të njerëzve që po shikojnë dashurinë e tyre në kohën e koleres. Këta kanë bërë marrëveshje, por jo marrëveshje për Shqipërinë dhe shqiptarët por zuzarët.

Gjoni: Zoti Balla, a ka marrëveshje politike sepse kjo mbetet për tu sqaruar këtu në parlament. Po përflitet në media se Rama dhe Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe marrëveshjet politike janë kthyer në një element statistikor.I masni ju këto? Keni 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani së shpejti.Kanë parashikuar edhe se kur do të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe çfarë vendimi do të marrë.Çfarë na kanë sjellë ne marrëveshjet në gjithë këto vite? Asnjë të mirë, asgjë.

Balla: Zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe nuk e luan as topi. Ky është një fakt i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm me askënd. Kushtetuta e Shqipërisë është dokument që nuk është llastik që mund ta tërheqësh ose jo. Kushtetuta është aty për tu respektuar dhe PS është në këtë sallë për ta respektuar. Nuk është PS si ato partitë që ju sollën ju këtu dhe tradhëtuan mandatin e shqiptarëve. Aq e sigurt është detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor sikurse dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Ne nuk do ti japim kurrë mundësinë Lulzim Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me 29 maj, sot një javë, në orën 12:30 të gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve pa anëtarësim. Jo pa qëllim përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve me 25 maj. Zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë një agim i ri për gjithë Shqipërinë, për fat të mirë të shpëtojë edhe PD nga pengmarrja e Lulzim Bashës. Sa për pengmarrjen e LSI, nuk quhet pengmarrje se është trashëgimi brenda familjes. Arsyeja pse opozita ka zgjedhur këtë rrugë lidhet me frikën për reformën në drejtësi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pakt-i-fshehte-rama-basha-hajdari-dhe-gjoni-ngrene-dyshimet-ne-kuvend

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twit...