#rtvora #oranews
Zana Harizaj ishte 61-vjeç kur nisi betejën me kancerin e gjirit. Mbi këtë sëmundje kishe dëgjuar shpesh por kurrë nuk i ishte nënshtruar një kontrolli mjekësor.
Zana Harizaj: ?Kisha pak shqetësime dhe më doli një kokërr në gjoks. Erdha tek mjeku për tu vizituar dhe më tha që duhet të bëhem operim.?
Prej 5 vitesh atë e gjen shpesh në Spitalin Onkologjik në QSUT ku i nënshtrohet mjekimeve intensive. Përballja me sëmundjen nuk ka qënë e lehtë. Në mungesë të bashkëshortit dhe fëmijëve në emigrim i është dashur të luftojë e vetme dhe në heshtje.
Beteja që ende vazhdon nuk ia ka mposhtur buzëqeshjen edhe pse frikën për jetën nuk e ka kaluar.
Zana Harizaj: ?Me sakrifica por me frikë. Deri tani jetoj me frikë.?
Gratë dhe vajzat i fton të ndërgjegjësohen dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.
Zana Harizaj: ?Të vijnë të bëjnë kontrolli. Mjeku të shëron.?
Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë që prek gratë dhe vajzat. Mjekët apelojnë për kontrolle të shpeshta mjekësore pasi siç thonë ata të parandalosh është shumë më mirë se të kurosh.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/historia-e-zana-harizaj-e-diagnostikuar-me-kancer-te-gjirit-prej-5-vitesh
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz