"Kam 28 vite që jetoj me diabetin". <" />
"Kam 28 vite që jetoj me diabetin". <"/>

Ora News - Historia e të riut, prej 28 vitesh "në luftë" me diabetin

2018-11-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Kam 28 vite që jetoj me diabetin".

Asim Toro në moshën 5 vjeç ka zbuluar se vuan nga diabeti. Tashmë janë gati 28 vite që Asimi mban mbi supe peshën dhe vështirësinë e një të riu me diabet.

Toro: Është një sëmundje, e cila do një vëmendje çdo moment të ditës dhe të kohës. Jep dëmtime me pasoja nga më të ndryshmet, si dëmtimi i syve, humbja e gjymtyrëve, dëmtimi i organeve, dëmtimi i venave.

Për 35-vjeçarin, ndihmat për të përballuar diabetin nuk janë të mjaftueshme.

Ai tregon se shpenzimet vjetore kapin shifrën e 3.8 milion lekëve, të cilat ai mundohet ti sigurojë vetë pasi është i papunë.

Toro: Kosto vetëm për diabetin janë 3 milion e 800 mijë lekë dhe shteti ndihmon me 1/3. Pavarësisht arritjes që u bë vjet për rimbursimin e fishave deri në moshën 17 vjeç, mosha e lartpërmendur nuk është e rimbursuar. Këto kosto ekonomike bëhen të papërballueshme saqë fillojmë dhe humbasim dhe jetën. Më pas themi që vdiq nga diabeti.Nuk vdes njeri nga diabeti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/historia-e-te-riut-prej-28-vitesh-ne-lufte-me-diabetin

Free Traffic Exchange