Ora News - KLP nis punën edhe për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit

2019-09-26 0

#rtvora
Teksa pritet ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, KLP ka nisur punën për ngritjen edhe të strukturës tjetër pjesë e SPAK, siç është Byroja Kombëtare e Hetimit.

Në një thirrje publike, KLP u ka kërkuar të interesuarve që të aplikojnë për postin e drejtorit të BKH si dhe të hetuesve të kësaj strukture.

Në faqen zyrtare të KLP thuhet se pas emërimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të fillojë procesi për përzgjedhjen e drejtorit të BKH.

BKH do të ketë në përmbërje 60 hetues dhe aplikantët për pozicionin e drejtorit dhe të hetuesit të BKH do t'i nënshtrohen një procesi të rreptë të përzgjedhjes. Kriteret janë të përcaktuara në ligjin për SPAK-un, ku rëndësi i është dhënë aftësisë profesionale, integritetit si dhe aftësive mendore dhe fizike të aplikantëve.

Kandidatët duhet të plotësojnë një formular aplikimi online në deklaratën e kontrollit të pasurisë dhe të kontrollit të figurës. Kriter ky i domosdoshëm pasi vetëm ata aplikantë që plotësojnë këtë formular dhe plotësojnë kriteret bazë do të ftohen të marrin pjesë në hapat e tjerë të përzgjedhjes, të cilat do të përfshijnë një provim me shkrim ku përfshihen testet e sjelljes dhe arsyetimit logjikë. Një provim me shkrim që mat aftësitë për hartimin e raporteve, hetim mbi verifikimin e figurës që konfirmon se personi nuk është i dënuar apo nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale. Intervistimi dhe përzgjedhja nga paneli përzgjedhës i SPAK si dhe testimi i gjendjes fizike dhe shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klp-nis-punen-edhe-ngritjen-e-byrose-kombetare-te-hetimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz