Report TV - Arrestohet 35-vjeçari në portin e Durrësit me 500 gr Heroinë të fshehur në furgon

2019-09-24 1

Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit në Portin e qyteti bregdetar pasi është kapur me një sasi prej 500gr heroinë. I arrestuari është N.K 35 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij është bërë nga Policia Kufitare ku pas kontrollit në vijën e dytë të pikës së kontrollit të mjeteve në makinën tip Renault të 35-vjeçarit është gjetur e fshehur edhe sasia e heroinës e futur në një pako.

Në ndihmë të policisë ka qenë edhe qeni anti-drogë, por lënda narkotike është zbuluar pas kalimit në skaner të makinës. I arrestuari do të përballet me akuzën për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".