Drejtorja e Përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj. Qato zbulon në një postim në Facebook se shkak për dorëheqjen është bërë kallëzimi i dy ditëve më parë që kompania ?Gjoka Konstruksion? i bëri asaj lidhur me procedurën e tenderit për të zgjedhur kompaninë fituese në ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
?Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).?
Ajo thotë se lidhur me procedurën e tenderit të lotit 7 të Kardhiq-Delvinës ka zbatuar ligjin, ndërsa mbetet e hapur për të marrë detyra të tjera. Drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar tashmë do ta marrë Vasilika Vjero, e cila ka mbajtur më parë postin e Drejtores së Përgjithshme të Tatimeve.
Sonila Qato është drejtorja e dytë që largohet brenda një viti nga Autoriteti Rrugor, ku më parë nga ky post u largua edhe Afrim Qëndro.
?Gjoka Konstruksion? kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Sonila Qaton për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv në tenderin e Kardhiq-Delvinës, ku kompania kishte dhënë ofertën më të ulët, por ARRSH shpalli fituese firmën që dha vlerën më të lartë nga 6 oferta, 4.2 milion euro më shumë.
Pavarësisht se Komisioni i Prokurimit Publik mori vendim që fituese të jetë kompania Gjoka, Autoriteti Rrugor nuk e zbatoi vendimin, ndërsa nisi një verifikim dokumentacioni në Rrugën e Arbrit. Më pas Ministria e Infrastrukturës anuloi projektin.
Tv Klan