TIRANE - Qeveria do të nisë zbatimin e ligjit të ri të pronave përpara se Gjykata e Strasbutgut të thotë fjalën e fundit mbi të. Në një takim informal me gazetarët, kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, tha se ligji do të hyjë në fuqi menjëherë pas pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Sipas saj, fakti që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, mbajti qëndrim pozitiv ndaj Ligjit të ri Për Trajtimin e Pronës, flet për premisat e një qëndrimi po ashtu pozitiv nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut të Strasburgut.