#rtvora
Presidenti, Ilir Meta, i ka krahasuar votimet e 30 qershorit të njëjta si në periudhën e diktaturës. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Kreu i Shtetit ka theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve në 13 tetor është zgjidhje për krizën dhe se dekretin mund ta kundështojë vetëm gjykata Kushtetuese dhe jo kryeministri Rama.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një intervistë për gazetën "Il Giornale" i ka cilësuar të pavlefshme votimet e 30 qershorit, madje dhe një pengesë për hapjen e negociatave.
Sipas tij, vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor është ende në fuqi, dhe se të drejtën për anulimin e ka vetëm gjykata Kushtetuese dhe jo kryeministri Rama.
Meta: Në një kohë që unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e Kryeministrit ishte që ai nuk po e kuptonte se zgjedhjet e zhvilluara në këtë mënyrë ishin problem për negociatat me BE-në. Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime, vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kundërshtojë dekretin e Presidentit. Është për të ardhur keq që deri më sot veprimtaria e gjykatës është pezulluar me vullnetin e Ramës. Për të kuptuar parregullsinë e këtyre zgjedhjeve, mjafton të mendosh faktin se në të gjitha 61 bashkitë ku u zhvilluan votime, fituan socialistët sepse nuk kishin asnjë kundërshtar, si gjatë regjimit komunist.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-vetem-gjykata-kushtetuese-mund-te-kundershtoje-dekretin-tim-jo-kryeministri
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz