#rtvora
Nga Konispoli ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Rama iu përgjigj edhe Presidentit Meta, i cili në disa deklarata ka shprehur shqetësim për pluralizmin.
Rama tha se pluralizmi është dakordësia e të gjithëve që populli zgjedhë me votë.
Edi Rama: Ju e dini këtu është një garë pa kandidat përballë. Edhe pse po të kishte një kandidat të vetëm dhe të ishte ai që mungon përballë, mund të mos fitonte siç jam i bindur do ndodhte me PD dhe Lulin që edhe vetëm po të ishin në zgjedhje mund të mos i fitonin zgjedhjet. Por kjo nuk është zgjedhja jonë. Nuk e kemi vendosur ne që ata të mos hyjnë në garë. Nuk kemi bërë asgjë që ata të bëjnë tër këtë paudhësi që po i bëjnë Shqipërisë prej kaq shumë muajsh.
E kam dëgjuar dhe Ilir Metën të përsërisë herë pas here se është i shqetësuar për pluralizmin. Pluralizmi është dakordësia e të gjithëve që populli zgjedhë me votë, por pastaj secili është në mendjen e vet a hyn apo nuk hyn për të marrë votën. Kështu që ata vendosën që të mos hynë, shpallën kapitullimin para se të fillonte ndeshja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-i-shqetesuar-pluralizmin-rama-i-pergjigjet-presidentit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz