Një ish-efektiv policie është vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e " /> Një ish-efektiv policie është vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e "/>
#rtvora
Një ish-efektiv policie është vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme, (27 gusht 2019). Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:20 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Viktima, është 26-vjeçari, Santiago Malko, i cili është qëlluar brenda në makinën BMW me targa AA153OO.
Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj raporton nga vendngjarja: " Autorët i kanë dalë para me makinë dhe e kanë qëlluar. Viktima ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murrin e kompanisë "Aleat" në rrugën ?Xhanfize Keko?. Autorët që mendohet se kanë qenë më shumë se një mendohet se janë larguar më pas me shpejtësi drejt zonës së Babrroit".
Drejt makinës është qëlluar me breshëri, pasi makina ka shumë shenja plumbash në krahun e shoferit.
Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe është gjetur e djegur një makinë e tipit "Mercedes Benz".
Raportimi live
Ora 00:00 (28 gusht) Dyshohet se autorët për kryerjen e krimit kanë përdorur edhe një furgon të bardhë.
Ora 23:52- Në vend ngjarje drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu,drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe drejtues të tjerë të lartë të policisë.
Ora 23:50 -Një person me iniciale D.A sipas policisë dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko.
Ora 23:44 -Ambulanca merr trupin e viktimës për ta transportuar në morgun e spitalit
Ora 23:38 -Familjarët të viktimës shkuan në vendin e ngjarjes. Të irrituar tentuan të thyejnë kordonin e policisë për tiu afruar makinës së 26 vjeçarit.
Autorët kanë djegur makinën- "Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen "Xhanfize Keko", persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip "BMW". Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M. Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip "Mercedes Benz" informon policia e Tiranes.
Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip "Mercedes Benz". Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve, informon policia e Tiranes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-te-shtena-me-arme-zjarri-ne-kinostudio-1-i-plagosur
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz