Për më shumë lexoni: http://www.oranews.tv/article/tirane-te-shtena-me-arme-zjarri-ne-kinostudio-1-i-plagosur
Një person është vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme (27 gusht). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se autorët kanë qëlluar shënjestrën në makinë.
Viktima është identifikuar si Santiago Malko 26 vjeç, Ish punonjës i patrullë e se përgjithshme te policisë.
Sipas dëshmive të para të mbledhura nga policia rezulton se autorët janë larguar me një automjet në zonën e Freskut.
Ora 23:10 -Ndërkohë në zonën e Linzës është gjetur një mjet i djegur, i cili dyshohet se i përket autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrollit për të lokalizuar autorët.
Efektivë të Policisë së Komisariatit nr.4 kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.