http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 4 anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve gjeten një rruge te re për te bere te qarte se 13 tetori nuk është date zgjedhjesh; ata filluan pushimet verore duke injoruar thirrjen e kryetarit Klement Zguri për te zhvilluar mbledhje për këtë çështje. I vetëm ne tavolinën e mbledhjeve te KQZ, Zguri mbajti thjesht një deklarate te shkurtër për te sqaruar pozicionin e tij. Përveç kryetarit ne KQZ ishte i pranishëm dhe përfaqësuesi ligjor i LSI i cili theksoi se pavarësisht këtij qëndrimi te anëtarëve te propozuar nga PS, Lëvizja Socialiste për Integrim do te regjistrohet ne zgjedhjet e 13 tetorit. Një dite me pare 3 parti te koalicionit opozitar i kërkuan Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te nise procedurat për te përgatitur procesin e 13 tetorit ne përputhje me dekretin e presidentit. Tashme qe kjo lëvizje e pare dështoi, pritet te shihet nëse opozita do ti shkoje deri ne fund respektimit te kësaj date e te paraqesë kërkesën për regjistrim ne zgjedhje apo jo, pasi afati skadon te hënën.