https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Biznesi "presion" opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi Parlamenti ka miratuar përbërjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, Partia Demokratike është përballur me presionin e biznesit, por edhe eksperteve për të qene pjesë e këtij komisioni dhe procesit të reformimit të hartës territoriale. Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike për ekonominë, përfaqësues të biznesit kane theksuar rëndësinë që ka për ta kjo reforme, por kjo kërkesë e biznesit duket se për momentin nuk gëzon mbështetjen e PD. Komuniteti i biznesit i ka shtrirë kërkesat e tij deri tek procesi i zgjedhjeve brenda vetë PD duke sugjeruar që në mënyrë që opozita të jetë e besueshme duhet që të mënjanohen ata ministra që për 2 mandate nuk kane komunikuar asnjëherë me biznesin. Një ditë më parë, Parlamenti miratoi përbërjen e komisionit të posaçëm për reformën territorial, i cili nuk mund të zhvillojë asnjë mbledhje deri sa opozita të vendosë të çoje përfaqësuesit e saj në këtë komision.