Tubimi i 10 i opozitës joparlamentare kundër qeverisë, kishte pjesëmarrje më të ulët të simpatizantëve në protestë. Pamjet me dron e dëshmuan ndryshimin nga tubimet e mëparshme. Më pak qytetarë, çka shihet në hapësirat bosh mes tyre. Kjo video me dron është bërë në kulmin e protestës, gjatë fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha para kryeministrisë.
Kjo protestë e 10 e opozitës kundër qeverisë, vjen mes divergjencave, pasi Basha nuk njeh dekretin e ri të 13 Tetorit pa u larguar Rama dhe pa krijuar një qeveri tranzitore, ndërsa LSI është dakord me Presidentin. Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar opozitën se nëse do të ketë dhunë do të mbajnë ata përgjegjësi.