Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se javës tjetër, opozita do të zhvillojë protesta në çdo qytet, që do të kulmojnë më pas me një tubim kombëtar në kryeqytet. Duke u ndalur tek takimi me kryetarin Lulzim Bashën, Shehi tha se ky takim vjen si pasojë e zhvillimeve më të fundit politike në vend.
"Takimi me Bashën si shkak i situatës politike që po ndodh në vend. Ky kryeministër s'ka asnjë asnjë përgjegjesi, provokon qytetarët me takimet e tij elektorale, në vend që të zbatojë dekretin e Metës. Nuk mund të trembi asnjë njeri. Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, një protestë të madhe, dhe një rezistencë në çdo qytet. Do ta lajmërojmë ne këtë njeri, përpara se të na largojë ky nga Europa. Deri më datë 30 Shqipëria opozitare do të jetë në këmbë që koha e 30 viteve më përpara do të përfundojë njëherë e mirë", tha Shehi.