Report TV - "Drejtësia" , Shehi: I pakënaqur me Bashën, nuk negocioi mirë

2016-07-19 0

Ndërsa konfirmon votën e tij në unison me Partinë Demokratike dhe opozitën për reformën në drejtësi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka dhe rezervat e tij për mënyrën se si është negociuar nga PD për këtë reformë.

Gjatë intervistës ?5 pyetje nga Babaramo? në Report Tv kreu i LZHK tha se është i pakënaqur nga Basha për mënyrën se si ka negociuar këtë proces.

Sa i përket nenit 88, Shehi thotë se ka hapësira për negocim, ndërsa i sugjeron kryeministrit Rama ta pranojë këtë pike të draftit, pse jo me kushte të caktuara.

Free Traffic Exchange