Report TV - Presidenti i KE-së rrëzon Metën për negociatat

2019-06-12 0

Kështu do të shprehej në mënyrë të prerë Presidenti i Republikës Ilir Meta, në konferencën e një dite më parë, lidhur me vendimin e tij për anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore. Kreu i shtetit, duke theksuar se këtë veprim e ka bërë me përgjegjshmëri të plotë, me qëllim zgjidhjen e krizës politike, theksoi se vendi ynë nuk ka asnjë mundësi që të hapë negociatat, as në qershor dhe as në shtator nëse shkohet në zgjedhjet vendore më 30 qershor pa opozitën.

Por vetëm pak minuta më pas, në një deklaratë nga Brukseli, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi krejt të kundërtën. Juncker nënvizoi se negociatat e Shqipërisë me BE-në minohen pikërisht nga bllokimi i shqiptarëve për të mos votuar më 30 qershor. Sipas Presidentit të Komisionit Europian, popullit shqiptar nuk mund t?i privohet e drejta për të zgjedhur dhe votuar në datën e caktuar, dhe se çdo veprim tjetër që shkon ndesh me vullnetin e qytetarëve shqiptarë, rrezikon seriozisht hapjen e negociatave me BE-në.

"Dua të theksoj, edhe pse është një cështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe perspektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet" tha ai.

Free Traffic Exchange