Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu si dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin po zhvillojnë në këto momente një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi po zhvillohet në zyrën e Metës, në kryesinë e Kuvendit. Në fokus të bisedimeve mësohet të jetë reforma në sistemin e drejtësisë. Takimi i Lu e Vlahutin është në vijim të negociatave të ndërkombëtarëve për reformën në sistemin e drejtësisë. Mësohet gjithashtu se takimi me Metën është kërkuar nga vetë ambasadorët.
Një ditë më parë, Kuvendi miratoi në kalendarin 3-javor të punimeve paketën kushtetuese të reformës në drejtës. Sipas rregullores, drafti do t'i kalojë për shqyrtim komisionit të ligjeve përpara se t'i drejtohet seancës plenare për miratim.